Haradinaj-Stublla: Kosova voton në Shqipëri, Serbia ndërton në Mitrovicë

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe figura të tjera nga skena politike në Kosovë votuan sot në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj-Stublla e ka quajtur këtë “papërgjegjësi kombëtare”.“Papërgjegjësi kombëtare: Kosova voton në Shqipëri, Serbia ndërton në Mitrovicë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.