Haradinaj: “Si AAK kolektivisht do ta ndihmojmë Fondin e Sigurisë së Kosovës”


Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij do ta ndihmojë kolektivisht Fondin e Sigurisë së Kosovës.

Ja postimi i plotë:
Sot kam marrë pëlqimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë së AAK që kolektivisht ta ndihmojmë Fondin e Sigurisë së Kosovës. E konsiderojmë obligim e detyrë që ta ndihmojmë këtë Fond, i cili është ndihmesë për Shtetin dhe për sigurinë nacionale e rajonale.