Haradinaj: Shumicën e letrave në arkivolin para Kuvendit i vendosi një bashkëveprimtar i Astrit Deharit

Duke folur për vendosjen e arkivolit para Kuvendit të Kosovës gjatë kohës sa po mbahej seanca për taksën, Daut Haradinaj tha se shumica e letrave në arkivol janë vendosur nga një bashkëveprimtar i Astrit Deharit.

“… një bashkëveprimtar i Astrit Deharit, bashkë me aktivistë të AAK-së, i plagosur me e i burgosur me dhjetëra herë për kauzën e Vetëvendosjes. E keni parë kur ia jep Kurtit maicën dhe i thotë ruaje se akoma nuk është pastru gjaku para disa ditësh kur ishte përvjetori i Mon Balajt, saktësisht me 10 shkurt. Por nuk ka qenë ideja as të kërcënojmë apo diçka, larg qoftë. Ideja ka qenë për t’i varrosur premtimet e Kurtit. Ai le t’i ruhet koronavirusit se sa për ne, ai jeton 1 mijë vjet”, tha Haradinaj.

Haradinaj opozitën e tanishme e quan “jashtëzakonisht korrekte”
Daut Haradinaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, tha se dallimet me partitë tjera opozitare ekzistojnë, sidomos për taksën, por tha se kanë edhe tema që i përafrojnë.

“Ne kemi dallime shumë si subjekte politike, në raport me taksën, por opozitarizmi nuk është vetëm taksa, sepse kjo do të marrë epilog. Ka tema të cilat na largojnë, ka tema të cilat na bashkojnë, por unë i kam falënderuar edhe sot i falënderohem sepse janë jashtëzakonisht korrektë si opozitë. Nuk kemi pas ndonjë temë të nivelit të lartë në tavolinë por kështu siç jemi, nuk jemi keq”, u shpreh Haradinaj.