Luan Dalipi, shefi i Kabinetit të Kryeministrit në largim, Albin Kurti, posedon tri shtëpi në lagjen luksoze “Marigona Residence”, ka thënë të premten, Ramush Haradinaj.
Në një intervistë ekskluzive për Insajderin, Haradinaj është shprehur se kryeministri në largim Kurti është “më i korruptuar” se të gjithë politikanët e tjerë.
Ai ka thënë se Luan Dalipi, bashkëpunëtor i Albin Kurtit, është i akuzuar për korrupsion.
“Ai është më i korruptuar se të gjithë të tjerët. Ai e ka praktikën: ‘t’ua thom, sa s’më kanë thënë. Ai ka marrë Luan Dalipin shef të Kabinetit. Një njeri të akuzuar për korrupsion nga BE-ja. Luan Dalipi ka tri shtëpi në Marigonë. Pyetja shtrohet: ‘A mos dy prej tyre janë të Albinit dhe Vetëvendosjes?’”, ka thënë Haradinaj.