Haradinaj: S’është koha kur partitë mund të qesin kërkesa luksi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.
Largimi i Veliut nga Kurti nxiti Lidhjen Demokratike të Kosovës që të kërkojë iniciimin e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

“Nuk ka qenë kohë e mirë të provokosh konflikte të brendshme”, është shprehur Haradinaj gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Tash s’duhet të humbet kohë”, ka vlerësuar ish-kryeministri i vendit.
“Mendoj se situata e Kosovës, e tashme, dhe pandemia, e procesi i dialogut, e çështje tjera të brendshme… nuk janë kohë kur partitë mund të qesin kërkesa luksi”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se partia e tij s’ka kërkesa të tilla.
“Kërkesë e jona është të mos ndodh vakum institucional”, ka thënë shefi i AAK’së.
Ai ka shtuar se “s’është koha që të ndahemi e të bëhemi pikë e pesë”.