Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit

Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj teksa foli për qeverisjen aktuale në vend.

Haradinaj tha se situata në qeveri është e tensionuar dhe se këto arrestime mund të ndodhin shumë shpejt.

“Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti, në çdo moment”, tha ai në T7.

Ai tha se një nga ministrat ka shpenzuar mbi 1.5 milionë euro vetëm për udhëtime, duke nxjerrë në pah shpenzimet e larta dhe mungesën e transparencës në menaxhimin e buxhetit.