Kandidati i AAK’së për president, Ramush Haradinaj thotë se mund të merrej vesh për pesë minuta me liderët politikë në vend për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai thotë se përpara ia shpalos katër tema kyçe, nëse në ato jam dakord për të tjerat janë të zgjidhshme, përcjell Periskopi.
“Sa më përket mua muj për 5 minuta. Unë i qes katër tema kyçe, nëse në ato jam dakord për të tjerat janë të zgjidhshme. Përballja me Serbinë pa kompromis, njohja reciproke, pa kompromise në territor në rregullim të brendshëm e të tjera.
Është anëtarësimi i Kosovës në NATO, në kohë optimale e nëse jo referendum për bashkim në union. Marrëdhënia bilaterale e besueshme me Amerikën pa alternativë si dhe integrimi në BE”, shpjegoi Haradinaj