Haradinaj: Pas mandatit si president nuk kthehem më në AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka përsëritur se kandidatura e tij për president të vendit është e duhur dhe e drejtë.
Ai ka thënë se synon që për këtë pozitë të merren vesh me partitë e tjera në mënyrë që të mënjanohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Haradinaj po ashtu ka thënë se nëse ushtron mandatin e presidentit, nuk do të kthehet më në AAK.
“Nuk do të kthehem në AAK kur ta kryej mandatin si president”, u shpreh ai në T7.