Haradinaj nuk do t’ia dorëzojë Kurtit mandatin me ceremoni


Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, nuk do të dorëzojë mandatin me ceremoni zyrtare tek Albin Kurti.

Arritja e marrëveshjes për qeverinë Kurti, e ka zënë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në Deçan.

Haradinaj  tha se nuk do ta dorëzojë detyrën me ceremoni zyrtare tek Kurti.

Këtë tha se mbase do ta bëjë me telefon, ose ndonjë zëvendës i tij do t’ia dorëzojë mandatin liderit të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

“Unë do të jem jashtë vendit, ose do ta lus dikë nga zëvendëskryeministrat me bë dorëzimin e detyrës menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të Qeverisë ose do t’i bëjë një telefonatë me i uru sukses”, tha Haradinaj.