Ish-kryeministri dhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është deklaruar mbi mundësinë e bashkimit të votës me mandatarit tjetër nga VV, nëse hipotetikisht kushtetuta do e thoshte që një mundësi e tillë i takon vetëm VV-së.
“Nuk kemi diskutuar qëndrim të tillë. Deri më tani ajo që dimë në Aleancë është se pas humbjes së shumicës nga partia e parë fituese, ne kemi analizuar mundësinë që partia e dytë fituese, në këtë LDK me mandatar kushtetues, do të mundë të krijojë qeveri dhe vlerësojmë se mund ta përkrahim. Pra nuk kemi qëndrim për situata tjera hipotetike në këtë kohë. Aktualisht ne do presim se si do veprojë partia e parë.”- tha Haradinaj.
Haradinaj tutje ka sqaruar arsyet se përse në asnjë mënyrë nuk mundë që votat e AAK-së t’i kalonin mandatarit të dytë nga Vetëvendosje.
“Unë po i shoh njerëzit që po kanë dëshirë, të bëhen bamirës në shpjegimet e tyre, në interpretime, ose gjeneroz, ose tolerant, ose të kujdesshëm, dhe të gjithë i kuptojmë. Por shikoni, partia që i ka fituar zgjedhjet, VV, nga kryetari i partisë ka krijuar qeveri. Pra nëse Albin Kurti e ka humbur një shumicë, dhe atë me 2/3 e deputetëve, pse mundet dikush më i dobët se Albini, brenda VV-së, ta fitoi një tjetër shumicë prap. Pra gjërat kanë derivuar ndryshe nga vet VV në Kuvend. Për binjden time e përjashtojë këtë mundësi. Pra më kuptoni, nëse unë flas ndryshe dhe kushdo flet ndryshe, nuk është korrekt dhe nuk ja do të mirën as Vetëvendosjes.”-tha Haradinaj.
Duke folur për bashkëpunimin dhe disponimin AAK-LDK, Haradinaj shtoi se për Aleancën ka rëndësi të qëndrojë në fjalë dhe se ai beson se në raport me çdo partner duhet të jesh i fjalës.
“E vetmja pyetje është, pra a do të ketë mandatar kushtetues, LDK, partia e dytë, edhe nëse vërtet ndodhë kjo, atëherë ne në Aleancë i japim shanse për qeveri. Dhe të kuptohemi, jo pse ne duam që LDK të qeverisë e jo VV, por për faktin se në këto rrethana me e dërgu vendin në zgjedhje nuk duam, andaj nëse ka zgjidhje kushtetuese ajo i takon LDK-së. të kuptohemi, nuk duam të bëhemi pengesë e krijimit të një qeverie nga partia e dytë. Ky është qëndrimi i AAK-së.”-tha Haradinaj.