Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve që me datën 14 shkurt të jenë me njerëz të duhur, dhe të përkrahin njerëzit më besnik të Kosovës.
Ai tutje ka thënë se nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.
“Unë e kam hongër vet bukën e mërgimit dikur, i kuptojë mërgatën jo vetëm nga kjo përspektivë po edhe vet kam qenë dikur atje. Ne jemi një, ne nuk jemi ndarë. Ne ishim bashkë në kohën më të vështirë dhe mbetëm një në ndërtimin e demokracisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, transmeton IndeksOnline.
“Ju bëj thirrje të gjithë atyre që jeta i ka degdisë në vende të ndryshme të botës, të jenë me njërëz të duhur më 14 shkurt, me ata që i mbesin besnik Kosovës”, ka thënë tutje Haradinaj.
“Do të prezentojmë planin tonë të rimëkëmbjes në vlerë prej 1 miliard euro. Nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje”, tha ai.