Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur për kandidimin e tij për president të vendit.
Haradinaj ka thënë se e mendon të kandidohet për president.
” E mendoj të kandidohem për president. Ne rrethanat që kemi ardh është e drejtë kandidatura ime për president”, ka thënë Haradinaj në Kanal 10.
Haradinaj tha se nëse do të bëhej president do të shkonte në një farë mënyre si në një pension të politikës, pasi sipas tij e till është pozita e presidentit që nuk lejon edhe shumë hapësirë të zhvillimeve politike.