Haradinaj: Në kohën time Radoiçiqi iku nga Kosova, në kohën e Kurtit është bërë faktor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se trupi i të vrarit nga policët e Serbisë, Faton Hajrizi do të kthehet në Kosovë vetëm nëse Serbia dëshiron t’i bëjë ndonjë favor kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sepse sipas tij, ky i fundit është njeri i Serbisë.

Haradinaj ka thënë se me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Milan Radoiçiqit është kthyer në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën.

“Radoiçiqi ka ikur prej Kosovës në kohën e qeverisjes time, i ka shkuar policia për ta arrestuar dhe nuk e ka gjetë aty dhe nuk është kthyer më. Gjatë kohës së asaj qeverie, Lista Serbe dhe Radoiçiqi kanë qenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre. Në atë kohë është bërë ushtria e Kosovës, statuti i Trepçës. Me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Radoiçiqi u kthye në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën, pra e shihni dallimin”, ka thënë Haradinaj për Ekonomia Online.

VV-ja për me i fshehë këto planet e veta dhe me fsheh agjendën që e kanë pro Serbisë, fillimisht janë kujdesë me sulmu UÇK-në”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se në kohën kur ishte në frontin e luftës, si komandat i zonës operative të Dukagjinit, serbët emrin e tij e kanë pasur tmerr.

Sipas tij, Qeveria e Kurtit është kundër kategorive të luftës.

“Në rastin kur jam takuar me Rajdociqin kam qenë deri atëherë komandat i zonës operative të Dukagjinit, që e ka kryer detyrën në luftë 100 për qind, krejt serbët kudo që jetojnë emrin tim e kanë tmerr prej luftës. Kryetari i Qeverisë së Kosovës, i cili është përballë me Gjykatën Ndërkombëtare është dalë i pafajshëm dhe njeriu që e ka bërë ushtrinë e Kosovës, këta janë kujdes që me mbuluar agjendën e tyre. Rasti i votës në parlament lista serbe, VV-së, kundër kategorisë së lirisë. UÇK-ja dhe atë që e japin jetën e Kosovës lanë menduar që do të heshtin, por e vërteta është që nuk do të heshtin”, shtoi kryetari i AAK-së.

I pari i AAK-së ka thënë se Kurti është njeriu i Serbisë, duke shtuar se punët e kryeministrit nuk janë në favor të Kosovës por në interes të Serbisë.

Tutje, ai foli edhe për rastin e të vrarit nga Policia e Serbisë, Faton Hajrizit, sipas Haradinaj më shumë të këqija ka bërë Kurti Kosovës sesa Hajrizi.

“Me respekt për popullin tim ky njeri është i Serbisë, punët e tij nuk janë na favor të Kosovës por të Serbisë, e dobëson shumë Kosovën dhe e forcon shumë interesin e Serbisë dhe grupet që rrezikojnë, këtë e bënë me agjendë sepse e ka detyrë. Nëse Serbisë i duhet me ia dhënë ndonjë fuqi Albinit, sepse atë kujdesen mos me ra njeriu i tyre, ia kthejnë trupin i bëjnë edhe favore të tjera, vajtojnë për dinarin dhe për gjëra të tjera me qëllim për t’u kamufluar dhe me u fshehë pra njeriu i tyre, ky është njeriu i tyre. Unë mendoj që shumë më të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi. Veprat e krimet e tyre janë shumë më të mëdha. Të këqija që ka mundur me i bë Faton Hajrizi, ky është duke i bërë të këqijat e udhëheqësit të shtetit dhe në emër të shtetit ku është duke bërë shumë më të këqija sesa Faton Hajrizi”, ka thënë ai.