Haradinaj mezi deklarohet për media, kollitje të shumta pas takimit me Mustafën e Limajn

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur shkurtimisht para mediave pas takimit që pati në njërin nga hotelet e Prishtinës me partnerët e koalicionit.
Haradinaj ka thënë se ishte ai që e ka ftuar këtë takim, e se në të është biseduar për shumë aspekte të dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë takim i pari i AAK’së, e ka quajtur të dobishëm.
“E kam ftuar këtë takim me kryeministrin Mustafa dhe z.Limaj dhe i kemi biseduar shumë aspekte të dialogut, besoj që ka qenë një takim i dobishëm” tha ish’kryeministri.
Megjithatë, deklarimi i Haradinajt para gazetarëve nuk ka vazhduar më shumë, pasi që i njëjti ka pasur disa probleme me kollitjen gjatë deklarimit.

Partia që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj ka dhënë detaje për takimin që është mbajtur sot mes partnerëve të koalicionit.
Zëdhënësi i AAK’së, Lulëzim Blaka ka thënë se temë e vetme e takimit që ka qenë procesi i dialogut me Serbinë.
“Në takim përpos kryetarit Haradinaj, kanë marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate z. Fatmir Limaj.

Në takim u kërkua që në procesin e dialogut të kontribuojnë i gjithë spektri politik dhe civil në Kosovë, pasi që kjo është temë shumë me rëndësi për të ardhmen e vendit”, ka thënë Blaka.