Haradinaj mbështet fuqishëm Kurtin dhe Policinë: BE-ja të ndërhyrje tek Serbia!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.
Ai tha se provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.

Postimi i plotë:
Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.
E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.

Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.
Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!