Haradinaj: Kurti po bashkëpunon me Vuçiqin për t’ia fituar zgjedhjet në Serbi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur mashtrues kreun e qeverisë, Albin Kurti pas mbledhjes që pati me partinë.

Haradinaj ka thënë para mediave se kanë diskutuar në mbledhjen e sotme për vendimin e djeshëm të cilin e paralajmëroi në një konferencë për media kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Kemi diskutuar për vendimin e djeshëm të kryeministrit Kurti për heqjen e taksës pa kushte dhe pa ndonjë kundër vlerë për Kosovën, ajo që ka ndodhë dje është heqje e taksës është pa kushte. Ajo që na bën përshtypje është copëtimi i vendimit, e ka coptu në disa pjesë. Me 15 mars e hjek për lëndën e parë me 1 prill krejtësisht, është bërë me mashtru Kosovën, edhe me disa kurthe retorike gjoja të kushtëzimeve që i ofron kryeministri me heqjen e taksës, si ndodh kjo faktori i parë është heqja e taksës, dhe i len dy javë me vlerësu a është Serbia konstruktive, a më tregon dikush çfarë faktori janë dy javë me pa a është Serbia konstruktive, që ne e njohim që 20 vjet.

Pastaj, heqja e taksës me 1 prill krejtësisht shoqërohet me lutje dhe pritje që Serbia të jetë konstruktive, nuk është kundërvlerë e heqjes së taksës. Nuk ka të bëjë asgjë me të”, thotë ai.

Ish-kryeministri e akuzon Kurtin për bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është konstruktivitet t i z.Kurti që Vuciq më i fitu zgjedhjet. Shihet se ka një marrëveshje mes dyve, kuptohet çmimi është lista serbe, votat e listës serbe për qeverinë Kurti. Më tutje, ngreh kushte dhe i drejtohet BE-së për vizat, është gabim i një qeverie ti drejtohet në atë mënyrë t’i drejtohet qeverive të vendeve të BE-së. Nuk guxon publikisht ti nxjerr para kushtëzimi se rrezikon liberalizimi. Z.Kurti s’la asnjë mik ngat vetes, mënyra qysh e lajmëroj është në konferencë për shtyp, pa i pasur partnerët e tyre LDK-në, jam i habitur me qëndrimin e tyre prej parazitëve politik. Nuk ka me falenderu kush, kanë me e rritë presionin, problemi është që ky ka dërgu sinjale që me të funksionon presioni, që ky kaq shpejtë u dorëzu para Serbisë, rrezikon me dorëzu Kosovën”, thotë ai, teksa shprehet se Aleanca do të mobilizohet për të ndalur këtë veprim të Albin Kurtit, të cilin e quan mashtrues.

“Aleanca është do të mobilizohemi dhe e ndjejmë për detyrë me e pengu mashtruesin Kurti në këtë drejtim, do të mobilizohemi me seancë por edhe qytetar publik që të pengojmë këtë drejtim që e ka marrë kryeministri Kurti. Jemi në terren gjithë kohën, kërkojmë ndihmën e mediave, ju siguroj nuk ka të bëjë me luftën për pushtet”, ka thënë ai.