Haradinaj: Kurti është humorist i madh, u vetshkarkua sepse nuk diti t’i ruaj partnerët


Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Albin Kurti është vetshkarkuar për shkak se nuk ka arritur t’i ruaj partnerët e Kosovës dhe për këtë ndihet mirë që AAK ishte pjesë e votimit pro shkarkimit të kësaj qeverie.

Ai duke komentuar deklaratat e Kurtit se gjatë qeverisjes së tij kishte një opozitë të dobët, ka thënë se asnjëherë nuk ka pas opozitë më të fortë, pasi pas 50 ditëve kanë larguar Kurtin nga pushteti.

Sipas tij, nuk e kanë pritur që taksa me Serbinë, do të hiqet në këtë mënyrë me një konferencë për media me disa biznese që për ata ishin të panjohur.

Ndërsa, duke komentuar se pse tash kanë pranuar të jenë pjesë e një qeveri ku kërkon të hiqet edhe reciprociteti, tha se taksën kanë kërkuar ta heqin në momentin që marrin garancinë nga partnerët se nuk do të ketë shkëmbim të territorit me Serbinë.