Haradinaj kujton Skenderbeun: Ai është në zemrën e çdo shqiptari

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar kryeheroin e kombit shqiptarë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në 553 vjetorin e vd*ekjes së tij. Ai ka thënë se çdo përvjetor kujtimi për të, është një rast reflektimi rreth ndjenjave kombëtare.

‘Në 553-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, kujtojmë Kryeheroin që bashkoi shqiptarët. Çdo përvjetor kujtimi për të, është një rast reflektimi rreth ndjenjave kombëtare. Skënderbeu dhe veprat e tij paraqesin përveç etjen për liri, edhe ndjenjën e bashkimit, shpërndarjen e meritave të asaj që arrihet. Këtë e vërteton më së miri thënia lapidare kur kishte arritur në trojet arbërore: Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj’, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej Haradinaj ka thënë se sa herë e kujtojmë Skënderbeun, e gjejmë shëmbëlltyrën e tij te secili martir, hero e dëshmor.

‘Sa herë kujtojmë Skënderbeun, e gjejmë shëmbëlltyrën e tij te secili martir, hero e dëshmor, në çdo etapë të historisë sonë të lavdishme. E gjejmë te secili lu*ftëtar i lirisë, te zemra e çdo shqiptari. Lavdi e përjetshme, ka thënë Haradinaj.