Haradinaj: I tronditur nga rasti në Pejë, tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi të dalin para drejtësisë!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas dhu*nës së ushtruar ndaj të moshuarës në Pejë. Haradinja në reagimin e tij thekson se i tërë zinxhiri menaxhues së bashku me autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë.

“Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë” shkruan Haradinaj.
Reagimi i plotë:

I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhu*nohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.E papranueshme dhu*na e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.
Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.
Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!