Haradinaj: Gjaku i martirëve na obligon të kërkojmë drejtësi për gjenocidin serb

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës së Studimes.

Ai ka thënë se martirët e kësaj masakre ranë duke kërkuar të drejtën për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën e tyre, përcjell Insajderi.

Sipas Haradinajt, gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Postimi i tij i plotë:

Me pietet kujtojmë sot martirët e masakrës së Studimes, të cilët ranë duke kërkuar të drejten për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën e tyre. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të rënëve për lirinë e Kosovës!