Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që masovikisht dhe pa hezitim t’i përgjigjen sot referendumit në vendin e tyre.
Sipas Haradinajt, vota e shqiptarëve “pro” është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve.
Postimi i plotë:
“Interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe NATO. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që sot, masovikisht dhe pa hezitim, t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj.