Haradinaj fton shqiptarët e Maqedonisë që të bëhen bashkë

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut.
“Duke përgëzuar të gjitha partitë për rezultatet në veçanti uroj të gjithë ata që fituan besimin e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e tyre”, është shprehur Haradinaj.
“Edhe njëherë, ju bëj thirrje liderëve shqiptarë që për hir të votuesve të tyre të bashkohen për qeverisjen e vendit”.