Haradinaj flet për pozicionin e Vjosa Osmanit pas formimit të Qeverisë


Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Haradinaj ka folur për raportet e kryeparlamentares Vjosa Osmani me partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ajo mundet me mbajt këtë post edhe përderisa parlamenti nuk e shkarkon, që nuk besoje që do të ndodhe, do ta mbajë. Sa i përket raporteve me partinë prej nga vjen, është hera e parë që LDK krijon qeveri edhe zonja Osmani e ka shumë vështirë mos me votu kolegun e vet z.Hoti edhe për faktin që ajo mban një post tjetër. E shoh bukur të vështirë pozicionin e saj nëse nuk e voton. Nuk lidhet me postin e saj për të mbet, por lidhet me marrëdhëniet me partinë e saj, e ka të vështirë shpjegimin për mos votomin e kësaj qeverie”, ka thënë ai.