Haradinaj flet për pikën 10 të marrëveshjes: U largua në këmbim të asgjëje

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka qenë i kënaqur për mënyrën se si Serbia ka arritur të largojë pikën 10 nga marrëveshja në Uashington, pa humbur asgjë. Pika 10 kishte të bënte me njohjen reciproke.

“Në versionin e parë ishte një pikë ekspliticite që kërkonte njohje dhe pastaj merrnim garanca për komunitetet. Por e dinim që nga fillimi që do kishim pasoja në marrëveshje që do të dilnin si fitore e Serbisë”, thotë ai.

Haradinaj insiston se Ujamin në marrëveshje thuhej se do të ndahej sipas marrëveshjes.
“Po ashtu, në marrëveshje thuhej se Ujmani do të ndahej sipas marrëveshjes. Në këtë dokument pikën më të rrezikshme e kam për pikën për Ujmanin. Mirë që ajo është ndryshuar. Kemi ngulur këmbë në këtë. Kam pasur vërejtje edhe për mënyrën se si është hequr pika 10 pa marrë një ekuivalencë për kërkesën e Serbisë. Pra ata morrën atë që deshën ndërsa ne nuk fituam asgjë”, shtoi ai.