Haradinaj: Flamuj djegin talebanët, jo pasardhësit e Skënderbeut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është vlerë e shqiptarëve djegia e flamujve të të tjerëve.

“Ata që po djegin flamuj po i shërojnë disa komplekse. Ne kemi nevojë për Turqinë, edhe për shtetet e tjera. Ato gjeste të djegies së flamujve i bëjnë talebanët”, ka thënë ai. përcjell Fakte.

Ai ka folur edhe për gjendjen në veri, dhe supozimet për një shpallje të autonomisë nga serbët.

Haradinaj, ka thënë se nëse dikush nga serbët e veriut mendon që mund ta bëjë njëanshëm Asociacionin e Komunave Serbe atëherë do të marrë përgjigjen.

“Kush kujton se e befason Kosovën me veprime të njëanshme do ta marrë përgjigjen e Kosovës”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se veprimet e njëanshme janë kundër dialogut dhe kundër rendit kushtetues të Kosovës.