Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit i cili ndodhi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u ekzekutuan mbi 40 persona dhe mbeten le lenduar disa të tjerë.
Haradinaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka shkruar se ky akt cenon vlerat e një vendi të lirë.
Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave duke thënë se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale.
“Akti i shemtuar në Zelandë të Re, ku u ekzekutuan dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve. Në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh dhimbjen për viktimat njerëzore të kësaj ngjarje të rëndë. Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re. Raste te tilla pa marrë parasysh nga kush vin, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale”, ka shkruar Haradinaj.