Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “qyqar” kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti.
Haradinaj ka thënë se “vendi nuk bën të kthehet në zgjedhje për shkak të një qyqari që s’po mund ta bëjë qeverinë”.
Sipas Haradinajt, Kurti “po kujton që mund të bëjë eksperimente”.
Haradinaj ka thënë se “vendi nuk bën të kthehet në zgjedhje për shkak që vetëm Albin Kurti u tregua i humbur, e humbi shumicën e vet, e la vendin midis pandemia pa qeveri”.
Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk mundet “një parti, me vetëm 26% për qind, ta çojë vendin në zgjedhje”.
“Për budallakinat tuaja ta çojmë vendin në zgjedhje a?”, ka pyetur Haradinaj.