Haradinaj e përsëritë deklaratën: Rama-Vuçiq-Thaçi patën plan për ndarjen e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka folur edhe për tërheqjen e pa*disë për shpi*fje nga ana e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Ai e ka përsëritur edhe një herë deklaratën se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë pasur plan për ndarjen e Kosovës.
Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova tha se tërheqja e pad*isë nga ana e Ramës nuk ka vlerë.
I pari i AAK-së theksoi se njerëzit e Ramës kishin tentuar të bindnin atë për ta pranuar planin.
“Nuk ka vlerë as tërheqja e pa*disë. Unë e kam kund*ërshtuar ndarjen e Kosovës. Nuk ka qenë vetëm Rama. Ka qenë Vuçiq-Thaçi dhe Rama e kanë pasur një plan të madh që kanë pasur si opsion ndërrimin e kufijve”.

“E ka thanë më herët Biserko, edhe Bolton dha sinjale për këtë edhe nuk u aku*zua për shpi*fje. Si kryeministër e kam detyrë ta ruajë tërësinë territoriale. E dini çka kom thanë. Unë i kam reaguar edhe Lutfi Hazirit sa herë ka folur rreth këtyre temave. Me i thanë kryeministrit se po shp*if, është një shpi*fje me të vertetë mundesh me qenë jo mirë”.
“Një ushtri e njerëzve të Ramës kanë ndejtë afër meje, gruas dhe fëmijëve që ta pranoj planin. Boll vështirë ka qenë që ta them këtë. Tërheqjen e pranoi si kërkim-falje jo si mëshirë. Unë se kam problem ta takoi por se kam takuar sa ka qenë në Kosovë”.