Haradinaj: Do të shihet sa llom është Albin Kurti, nuk është i pastër

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, është një mashtrues dhe një njeri jo i pastër.
Haradinaj ka përsëritur akuzat rreth kryeministrit aktual se ai është mashtrues dhe sipas tij do të shihet sa ‘llom është Kurti’.
Ai ka pyetur dhe ka kërkuar shpjegim nga Kurti të tregon se ku i mori parat për financimin e fushatës së partisë së tij, ku ekspertë të huaj janë përfshirë për ta ndihmuar atë dhe se ai nuk është i pastër.

“Mendimi im është që Kurti është mashtrues, ai ka mashtruar më së pari doktrinën për të cilën iu ka ofruar popullit, një doktrinë e një besnikërie për interesat mbarë kombëtare, e në interesa të tjera të cilat i ka evoluar në diçka tjetër. Në shumë aspekte ka qasje mashtruese. Dogma e tij është mashtruese, edhe lufta kundër korrupsionit është mashtrim, për shembull shihet udhëheqja në Prizren. Kurtit nuk i kanë munguan paratë për fushatë, ka paguar edhe ekspertë të huaj, nuk e di ku i ka marrë ato para dhe si e ka paguar. Thonë që këta që janë në pushtet kanë vjedhur, por ty kah të erdhën ato para? Ai u mundua t’i thotë popullit se është i pastër. Nuk është ashtu, do të shihet sa llom janë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeministri i ri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, kanë hyrë në obligime gjatë fushatës zgjedhore “duke ofertuar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe”.
“Kurti është dashur të thotë se taksa është pak. Nuk pajtoj me Haradinajn. Dua masa shtesë. Këta kanë ofertuar gabim. Këta do të vinin gjithqysh në pushtet. Nuk ka pas nevojë të ofertonin taksën për të ardhur në pushtet. Janë munduar të dilnin më në interes. Kjo është mungesë e njohjes së politikës së jashtme. Është goxha zhveshje politike me ra më pak se një qeveri paraprake. Çdo qeveri që vjen duhet të rrisë buxhetin, pagat, investimet, planin rajonal e ndërkombëtar duhet ta shtojë e jo të bie nën diçka që ka bërë dikush”, ka thënë Haradinaj