Haradinaj dëgjon muzikë në sallën e Kuvendit (VIDEO)


Derisa Seanca e re e Kuvendit të Kosovës e paraparë për në ora 15 nuk ka nisur ende, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është parë duke dëgjuar muzikë në Kuvend.

Ndërkohë që kolegët e tij deputetë nuk kanë ardhur ende në sallën ku po pritet të mbahet seanca, Haradinaj shihet i disponuar derisa shijon tingujt muzikor.

Ndryshe, AAK-së në Kuvend iu votua Rezoluta për Ligjin e Pagave.