Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, e ka humbur besimin e Uashingtonit zyrtar, për shkak të mosbashkëpunimit me kryeqendrën amerikane.
Ai ka thënë se kryeminsitri në detyrë, Kurti ka bashkëpunuar më shumë me zyrtarë të BE-së që vijnë nga vende që nuk e kanë njohur Kosovës, se me aleatët amerikanë.
“Mendoj se zoti Kurti e ka humbë besimin e Uashingtonit zyrtar. Nuk mundemi të vendosim në lajthitje raportin me SHBA-në. Kjo është fatale për ne”, ka thënë Haradinaj .
Ai ka thënë se Kurti ia huqi kur nuk u dakordua me Uashingtonin zyrtar.
“Ne kemi kërku që të mos kemi ndonjë marrëveshje të fshehtë, siç na siguroi mbrëmë SHBA se s’do të ketë. Ne patëm kërkuar vazhdimisht që zoti Kurti këtë çështje ta trajtojë në Uashington, por nuk bëri kështu. Zoti Kurti e hoqi taksën, por nuk e dakordoi me Uashingtonin. Këtu mendoj se ia huqi zoti Kurti”, tha Haradinaj.
Megjithatë, sipas tij, kjo Qeveri u rrëzua edhe për faktin se ka pasur përplasje të brendshme në koalicionin VV-LDK.
Por, si duket ka pasur përplasje të brendshme mes partnerëve të koalicionit.
“Kur shtylla e dytë e LDK-së paralajmëroi për gjendje të jashtëzakonshme, shkarkimi i tij shkaktoi një çarje shumë të madhe”, theksoi Haradinaj.