Haraçinasi transportonte migrantë, arrestohet dhe dërgohet në paraburgim

Më 19.11.2024, në orën 05:20, në autostradën Gjevgjeli–Shkup, pranë vendit të quajtur “Milci” në rajonin e Gjevgjelisë, punonjës të policisë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare dhe Kontrollin Kufitar Bogorodicë kanë arrestuar A.B. (35) nga fshati Haraçinë, rajoni i Shkupit.

Punonjësit e policisë kishin vërejtur se si në automjetin “Chrysler” me targa të Shkupit, që drejtohej nga ai, hipnin një grup personash – migrantë. Automjeti u ndalua dhe afër tij u gjetën nëntë migrantë nga Irani, të cilët më parë kishin zbritur nga automjeti.

Migrantët u transferuan në qendrën pranuese–tranzit në Gjevgjeli, ndërsa A.B. u mbajt në Stacionin Policor të Gjevgjelisë. Kundër tij është ngritur një padi penale sipas nenit 418-b – “Kontrabandimi i migrantëve” nga Kodi Penal.

Gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar A.B.-së masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pas së cilës ai është transferuar në Institucionin Penal–Korrektues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.