Hapje e Qendrës së parë për aftësi të reja në vend

Në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë sot do të hapet Qendra e parë për aftësi të reja në vendin tonë.

Siç është paralajmëruar nga Zyra e Programit për zhvillim e Kombeve të Bashkuara (UNDP) në vend, në ngjarje do të drejtohen Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Gallouej, drejtoresha e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, si dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Abdulmenaf Bexheti.