Hapja e “Spitaleve fushore” opsion nëse rritet numri i të infektuarave

Rritja e rasteve më Covid-19, duket se do të bëjë që në spitalet e Kosovës të vendosen edhe tendat apo shatoret për të pritur pacientë. Nëse rastet rriten atëherë nuk e përjashtojnë një gjë të tillë, ka thënë Drejtori i Spitalit rajonal të Gjilanit, Arsim Emini. Është mësuar se për këtë spital, një ide e tillë është duke u shqyrtuar, por në një përgjigje për media, Drejtori i këtij spitali ka mohuar se tendat tashme janë kanë filluar të vendosen.

Ai ka treguar se aktualisht ky spital ka shtretër të mjaftueshëm dhe s’ka ende nevojë që të merret ky veprim.
“Ngarkesa ka por situata është e përballueshme. Përgatitjet që i kemi bë numri i shtretërve që janë në dispozicion janë 190 më hapësirat që i kemi krijuar por nëse ka numër më të lart mundemi më i bë edhe mbi 200 shtretër. Aktualisht i kemi 119 me oksigjeno-terapi dhe 140 total i kemi të shtrirë total. Deri tash s’kemi ardhur deri në pikën kritike pasi i kemi bë përgatitjet më kohë duke liruar hapësira”, ka thënë Emini.

Sipas tij, situata aktualisht në këtë spital është e përballueshme sa i përket shtretërve për personat të inf*ektuar më Covid-19. “E kemi edhe atë opsion por në tri apo katër ditët fundit në Gjilan kemi rënje të numrit të pacientëve. Jo s’kemi filluar mi vendos pasi s’kemi pas arsye se trendi i numrit të pacientëve nuk ka ardhur deri në atë pik sa mos me pas hapësirë.. Situata deri tashmë është menaxhuar mirë”, ka përfunduar Emini.

Se alternativa e fundit ne raste se spitalet stërmbushurën nga personat e inf*ektuar është edhe vendosja e kanë pohuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
“SHSKUK ka mobilizuar shtretër shtese, nëse ka nevoje do të përdoret edhe qendra mjekësor e FSK-se, dhe po pati nevoje edhe kapacitete tjera, pa e përjashtuar mundësinë edhe të spitaleve fushor”, thuhet në përgjigjen e zyrës së informimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kujtojmë se shkaku i rritjes së rasteve në Kosovë aktualisht janë masat në fuqi, ku është kufizuar orari i lëvizjes, orari i punës në gastronomi si dhe ndalimi i ahengjeve familjare. Po ashtu janë mbyllur edhe klubet e natës.