Hapja e negociatave, Von der Leyen: Moment historik, ky është suksesi juaj

Presidentja e Komisionit Evropian e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për aderimin në Be dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj.

Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si BE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë“- tha Von der Leyen.