Hapja e kufijve në rajon – javën ardhshme! Datën do ta përcaktojnë ministrat e shëndetësisë

Maqedonia e Veriut bashkë me vendet e rajonit pritet të vendosin përfundimisht për kalimin e lirë dhe hapjen e kufijve javën e ardhshme, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, edhe pse të njëjtën gjë autoritetet shëndetësore e thanë javën e kaluar. Drejtori i Institutit për shëndet publik Shaban Memeti tha se nuk do të spekuloj për datat, duke shtuar se atë do ta vendosin të gjithë së bashku ministrat e shëndetësisë e të gjithë rajonit.

“Java që vjen sipas të gjitha gjasave, do të ketë një koordinim mes ministrive të shëndetësisë mes shteteve përkatëse që është Maqedonia e Veriut, Kosova, Greqia, Mali i Zi dhe Bosnja do të vendosim për modelin dhe kohën e heqjes se testeve”, deklaroi Shaban Memeti drejtor në Institutin për Shëndet Publik.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Artan Grubi bashkë me homologun e tij nga Kosova Besnik Tahiri propozuan hapjen e vendkalimeve kufitare dhe lëvizjen e lirshme të qytetarëve pa teste PCR.
“Kufijtë duhet të liberalizohen sipas shembullit të Kosovës dhe Shqipërisë të cilat janë të hapura dhe kemi lëvizje të jashtëzakonta mes dy vendeve, në veçanti në sezonin turistik dhe transmetimi i një infektimi me Covid-19 nga Shqipëria në Kosovë, ose nga Kosova në Shqipëri ishte minimal”, tha Grubi.

Pritet javën e ardhshme një koordinator i Ministrisë së Shëndetësisë para përfaqësuesve të vendeve të tjera ta prezantojë gjendjen në vend me Covid-19, pas së cilit në takim të duhet të dakordohet politikë e përbashkët për kufijtë.
Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rastet e reja javore me koronavirus në Evropë e kanë tejkaluar numrin e të infektuarve. Vetëm javën e kaluar janë regjistruar 300 mijë të infektuar të rinj në kontinentin e vjetër.