Hapja e ambulancës – Banorët e Jazhincës në Tetovë kërcënojnë me pr*otesta

Fshati Jazhincë i Tetovës me rreth 1500 banorë, vazhdon të ndjejë mungesën e shërbimit primar shëndetësor. Në këtë fshat nuk ka as ambulancë private kështu që banorët detyrohen të bëjnë dhjetëra disa kilometra rrugë për të kryer kontrollet shëndetësore.

“Që prej dy dekadash dera e ambulancës këtu në fshatin Jazhincë vazhdon të jetë e byllur dhe mjek nuk ka. Më se 1500 banorët e këtij fshati detyrohen që të kurohen në spitalin e Tetovgës, rreth 30 kilometra larg. Fatkeqësia më e madhe është se jo çdo shtëpi ka veturë në këtë fshat, gjë që, i detyron të solidarizohen me njëri tjetrin, ose të gjejnë zgjidhje tek taksitë. Nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qeveria, gjithnjë kanë marrë vetëm premtime por realizim, asnjëherë”, raporton gazetari Bashkim Sulejmani.

Banorët shprehen të revoltuar për këtë lënie pas dore, sidomos gjatë kohës së pandemisë. Ata shprehen të revoltuar me drejtuesit e institucioneve dhe të partive të cilët në këtë fshat vijnë vetëm kur ka zgjedhje.

“Ka 20 e tepër vite që s`kemi ambulancë. Premtime boll e punë aspak. Të sëmurët me taksi i dërgojmë në mjek në Tetovë apo Vratnicë. Krejt me kontributin tonë e kemi bë ambulancën, tash së fundmi bëri renovim edhe Qeveria dhe na thanë që do vjen mjeku por asgjë. Shumë ndjehemi të lënë pas dore, askush asgjë nuk bën në fshatin tonë, vetëm ku ka zgjedhje dhe nuk i sheh më aspak”, u shpreh një banor.

“Secilat zgjedhje na premtojnë po kot, zbëhet gjë. Vetëm për zgjedhje premtojnë dhe asgjë tjetër”, tha një banor.
Kreu i Bashkësisë lokale të Jazhincës paralajmëron protesta nëse së shpejti nuk sillet mjek në fshatin e tyre.
“Për besë ka 20 e më tepër vite që na premtojnë. Unë jam 12 vjet kryetar i Bashkësisë lokale, premtime kemi boll po realizime ende jo. Por këtë radhë është e fundit që presim dhe do ngrihemi në protesta, jo unë po gjithë duan të ngrihen në protesta”, u shpreh Nafi Bexheti – Kryetar i BL Jazhincë.

Mungesën e ambulancës nga shtëpia e shëndetit në Tetovë e arsyetojmë me numrin e vogël të banorëve dhe mosinteresimin e mjekëve për të punuar jo vetëm në Jazhincë por edhe në fshatra tjerë me pak banorë.
“Në fshatra ku nuk ka shumë banorë që kanë migruar banorët, nuk ka interesim nga mjekët për ta plotësuar nga mungesa e banorëve, që të mund të funksionojnë. Ne në gjitha fshatrat tjerë kemi hapur një herë në vit konkurs për mjek në ambulancat tona por rrallë paraqitet dikush, apo askush nuk lajmërohet më shumë vite”, tha Borisllav Jorgaqieski, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë.

Me përgjigje të njëjtë edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila sipas banorëve në vazhdimësi ka premtuar hapjen e ambulancës në Jazhincë. Me problemin e njëjtë përballen edhe fshatrat tjerë në Malësinë e Tetovës si Brodeci, Veshalla, Merova e Urviçi.

https://youtu.be/-TI-h6i494k