Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen për aplikim për subvencionim të kompanive mikro dhe të vogla në Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftoi ministri Kreshnik Bekteshi, thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 16 prill.
“Deri më 16 prill kompanitë mikro dhe të vogla do të kenë mundësi të aplikojnë për subvencione për blerjen e mjeteve të punës”, tha Bekteshi.
Kjo masë për suvencionim kapë vlerën prej 30.7 milionë denarë dhe një kompani nuk do të ketë mundësi të fitojë më shumë se 400 mijë denarë.
Mjetet janë ndarë në mënyrë të barabartë sipas rajoneve në vend, premtoi më tej Bekteshi.