Hapet pishina më e thellë në botë – mund të luani edhe “rake taqke”

Tashmë shtëpia e rrokaqiellit më të lartë në botë dhe qendra më e madhe në botë, Dubai sapo ka hapur një atraksion tjetër rekord – pishinën më të thellë të zhytjes në botë.
Me një thellësi marramendëse prej 60 metrash, pishina “Deep Dive Dubai” – ka vj*edhur rekordin nga Deepspot i Polonisë, i cili ka një thellësi mbi 45 metrash.

Pishina “Deep Dive Dubai” është e mbushur me 14 milionë litra ujë të freskët – sa gjashtë pishina me madhësi olimpike – dhe është të paktën katër herë më e madhe se çdo pishinë tjetër në botë.
Guinness i dha titullin “Pishina më e thellë për zhytje” më 27 qershor. Objekti është i hapur për personat me ftesa, por do të hapet për publikun më vonë këtë vit.

Princi i kurorës së Dubait, Sheik Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, një zhytës i etur, ishte një nga vizitorët e parë dhe ndau përvojën e tij në mediat sociale.
Temperatura e ujit arrijnë deri në 30 gradë Celsius, një temperaturë komode për të veshur rroba të holla ose rroba banje.

Pishina e brendshme është e vendosur brenda një strukture në formë guace deti 1,500 metra katrorë, një shenjë për historinë e Emirateve të Bashkuara Arabe si një komb i zhytjes në perla.
Zhytësit mund të eksplorojnë apartamente të “braktisura” të fundosura të qytetit dhe të luajnë “rake-taqke”. Sistemet moderne të ndriçimit dhe zërit janë vendosur brenda pishinës për të krijuar atmosferë të ndryshme.