Edhe këtë vit me 21.06.2023 lëshohet në përdorim bazeni në Burgun e Tetovës, njofton drejtori i burgut të Tetovës Qefail Havziju.
“Këta postime nuk i bëjmë për reklamim dhe për të joshur dikë se ja sa mirë është në Burg largë atij mendimi, por për ti rehatuar familjarët se me të afërmit e tyre sektori resocijalizimit punon çdo ditë,me metoda edukative që pas daljes nga burgu të jenë të pregaditur dhe të risocializuar për të vazhduar jetën normale pranë familjeve të tyre kur të dalin jashtë këtij institucioni, organizon orë për veprat e ndryshme penale gjithashtu ata organizojnë lojra dhe gara sportive.Gjithashtu kujtojm opinionin se të dënuarit nuk janë vetëm të penalizuar por edhe ata kanë të drejtat e tyre ligjore, ku me ata punojnë edukatorët së pari për tu adaptuarpër që nga fillimi i dënimit për rregullat me rendin shtëpiak si dhe për t’u risocializuar dhe pregaditur që pas mbarimit të dënimtit që ata të pendohen për gabimet e bëra që të mos jenë më përsërites të veprave dhe për të vazhduar jetën normale pran familjeve të tyre,sepse në jetë çdo kush mund të gaboj”, ka shkruar Havziju.