Një grup vullnetarësh në Indonezi kanë hapur një pus uji, të cilit i kanë vënë ermin e Anri Kashikut, 18-vjeçarit që dha jetën për të shpëtuar nga mbytja vëllain dhe shokun e tij të mitur.
Lajmi është dhënë nga imami Ahmed Kalaja. Anri Kashiku u shpall “Dëshmor i Atdheut”, pas aktit heroik që ai bëri.
Kujtojmë se një pus i tillë është hapur edhe për Arjan Salën, 32-vjeçari i cili humbi jetën në betejë me flakët që përfshiu një magazinë në kryeqytet.