Hapet kafeneja ku edhe gratë luajnë me gurë deri gati në syfyr

Në Ramazan, burrat mitrovicas tradicionalisht luajnë lojën me gurë që njihet si “OK”.

Mirëpo, këtë Ramazan një kafene ka krijuar mundësinë që edhe gratë mitrovicase të argëtohen me këtë lojë, shkruan “Jepi zë”.

Kështu që gratë në qytetin e Mitrovicës, po kanë mundësi që ta kalojnë mbrëmjen deri natën vonë duke u argëtuar me lojëra, pije, e ushqime të ndryshme në vendin e njohur tashmë si “Çajbashqja”.

“Nuk janë vetëm burrat këtu, por edhe ne gratë po vijmë dhe po luajmë letra, lojën “OK”. Është ide e qëlluar”, shprehet njëra kliente për Klan Kosova.
“Këtu qëndrojmë deri në 00:00 e pas mesnate. Po argëtohemi”, shtoi ajo.