Hapet çerdhja e re, Bilall Kasami dhe drejtoresha e çerdheve vizituan hapësirat


Kryetari i Komunës së Tetovës ka vizituar sot çerdhen e re e cila është afër përfundimit në Tetovë!

Kasami shkruan:
Së bashku me drejtoreshën Fatlinda Jaja vizituam 🏫çerdhen e re tek shkolla fillore komunale “Kirili dhe Metodij” për t’i inspektuar punimet e ndërtimit të kësaj çerdhes. Kjo çerdhe e re, e cila është realizuar me kërkesë nga Komuna e Tetovës, është e paraparë për të siguruar deri mbi 200 vende për qëndrim ditor të 👶🏻👧🏼fëmijëve parashkollor nga Tetova. 😍

Projekti është financuar nga fonde ndërkombëtare 🇪🇺 dhe është realizuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut🇲🇰, përmes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.

Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm për sigurimin e kushteve dhe hapësirave të nevojshme për fëmijët tanë!