Hapen konkurse pune! Drejtori i Hekurudhave Zuli Demiri nënshkruajti shpalljen për punsime të reja për makinistë

HM – Transport e zgjeron ekipin me makinistë të rinj.

HM-Transport, ka publikuar shpallje për pranimin e 40 personave me kohë të pacaktuar, në vendin e punës makinistë.

Mosha e shumicës së të punësuarve është para daljes në pension, pra si do të tejkalohej rreziku i ndërprerjes së linjave hekurudhore. Drejtori Gjeneral i HM Transport, Zulhajrat Demiri është përkushtuar për tejkalimin e sfidave duke përforcuar ekipin e makinistëve në HM Transport.

Demiri për aq kohë të shkurtë që kur është emëruar si Drejtor Gjeneral i Shoqërisë aksionare ka tejkaluar problemet me pagesën e pagës për muajin mart. Demiri përkushtohet për tejkalimin e problemeve të natyrës financiare për të krijuar një vazhdimësi në pagesën e rregullt të pagave të punësuarve.