Le të fillojmë me punë, keni “randevu” me historinë. Për atë nuk ka kohë për t’u humbur. Ne jemi vetëm në fillim të një udhëtimi të gjatë, porositi sot eurokomisari Johanes Han, duke mbajtur fjalim në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrime.
StictyBanner mes postimeve mobil
“E rëndësishme është të demonstroni inkluzivitet dhe se bëhet fjalë për prioritete strategjike të vendit. Keni mundësi të vetme të bashkohen të gjitha forcat e ndryshme në shoqëri dhe të bëhet dallim në të mirë. Para nesh janë një numër i madh i sfidave, për atë ju inkurajoj të jeni të përqëndruar dhe të bashkuar”, porositi Han.
Ai theksoi se lidhur me reformat e BE-së prioritet duhet t’u jepet fushave kyçe të identifikuara nga ana e Këshillit Evropian, ndërsa Komisioni Evropian do të vazhdojë t’i ndihmojë në këtë proces vendit, i cili i përfshin reformat në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, reformën e strukturave të sigurisë dhe zbulimit dhe reformën e administratës publike. Tregoi se referendumi i parashikuar do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve veçanërisht të rinjve ta realizojnë të drejtën demokratike dhe siç potencoi çdo votë është e rëndësishme.