Hamburgu ndalon qarkullimin e veturave të vjetra me naftë

Hamburgu, një qytet në veri të Gjermanisë, do të vendosë më 31 maj ndalesën e vozitjes së makinave të vjetra me naftë në dy rrugë, njoftuan sot autoritetet e qytetit.

Kjo, sipas Reuters, po përkeqëson presionin mbi Volkswagen gjermane dhe kompani të tjera automobilistike për të bërë korrigjime në modelet që ndotin mjedisin.