Hamasi ofron lirimin e disa pengjeve në këmbim të armëpushimit


Hamasi ka ofruar lirimin e disa prej pengjeve në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm gjatë bisedimeve për lirimin e shumë pengjeve që gjithsej janë 203 pengjeve që mbahen në Gaza, raportoi BBC.

Izraeli ende nuk ka rënë dakord për këtë.

Sipas mediave britanike, Hamasi nuk i mban peng të gjithë. Disa mbahen nga grupe të tjera të armatosura militante.

Fakti që ata janë ende të bllokuar në Gaza e ndërlikon situatën e komandantëve izraelitë që planifikojnë të pushtojnë territorin. Natyrisht, pengjet kanë një shans shumë më të mirë për të dalë të gjallë nëse kjo mund të bëhet përmes negociatave, komentoi BBC.