Hamasi: 20 kamionë me ndihma nuk do të ndryshojnë gjendjen e rëndë shëndetësore në Gaza

Një kolonë me ndihma humanitare hyri në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Rafah nga Egjipti, konfirmuan rojet kufitare palestineze, ndërsa televizioni egjiptian tregoi pamjet e kamionëve që hynin në Gaza.

Kalimi u hap rreth orës 09:00. Zyrtarët lokalë i thanë Guardian se 20 kamionë u lejuan të hyjnë në Gaza sot, me ndihmën e qeverisë egjiptiane, sipas një marrëveshjeje të arritur më herët nga SHBA, Izraeli dhe Egjipti.

Në të njëjtën kohë, zyra e mediave të Hamasit njoftoi se karvani humanitar që hyri sot në Gaza përfshinte 20 kamionë që transportonin ilaçe, pajisje mjekësore dhe sasi të kufizuara ushqimesh, kryesisht të konservuara, raportoi Reuters.

Hamasi njoftoi sot se 20 kamionë me ndihma humanitare “nuk do të ndryshojnë gjendjen e rëndë mjekësore në Gaza”, raportoi Reuters.