Hamasi: 13 pengje, përfshirë të huaj, u vranë në sulmet ajrore izraelite

Hamasi pretendon se 13 pengje u vranë në sulmet ajrore izraelite në Gaza, duke shtuar se mes tyre kishte edhe shtetas të huaj.

Izraeli njoftoi dje se militantët e Hamasit kishin marrë të paktën 97 pengje në sulmin e së shtunës ndaj Izraelit, duke i fshehur shumicën e tyre në tunele nëntokësore nën Gaza.

Mes pengjeve ka amerikanë dhe britanikë. Hamasi kishte kërcënuar më parë se do t’i vriste pengjet nëse Izraeli bombardonte shtëpitë në Gaza pa paralajmërim.