Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka bërë thirrje publike kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti të mos refuzojë takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuciq dhe dialogun me Serbinë.
“Dua që publikisht ta thërras Kryeministrin e Kosovës, që të jetë i gatshëm për tu ulë në dialog. Të mos refuzojë dialogun, të mos refuzojë takimin me Vuciqin, sepse unë e di që ai mund të fitojë poena të një kategori e caktuar e popullatës me refuzim, por diçka dua të them, ai nuk mundet me ndryshu politikën serbe dhe Vuciqin” ka deklaruar Haliti.
Haliti thotë se me sulmin terrorist në Banjskë, Serbia ka humbur shumë në sytë e krejt botës.
“Mendoj që Kosova edhe Kryeministri edhe Presidentit Kosovës kushdo që të jenë, duhet t’i përgjigjen pozitivisht ftesave të Bashkimit Evropian. Kurti nuk shkon në këtë rast në Beograd për ta shitë, siç është bërë praktikë të bëhet propagandë nga njerëzit në Kosovë, por shkon për ta zgjidhur problemin e Kosovës, mi zgjidh raportet mes serbëve dhe Kosovës. Unë besoj shumë që në këtë rast Serbia ka humbur shumë, sepse është kompromentuar para krejt botës për veprimet e saja”, shprehet Haliti./Arbresh.info/